Një ngjarje e rëndë u shënua të mërkurën në Janinë, ku një 25-vjeçare ka rrahur për vdekje foshnjën e saj 6-muajshe.
Mediat greke shkruajnë se atë natë urgjenca u informua për një ngjarje tragjike. Një foshnje 6-muajshe ishte mavijosur, kishte humbur ndjenjat dhe nuk i ndjeheshin rrahjet e zemrës.
Foshnja u intubua menjëherë dhe u transportua në spitalin Hatzikosta, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ndërroi jetë. Gruaja afrikane, e cila kishte përfituar azil në 18 gusht 2020 jetonte në një apartament në rrugën Siomopoulou në Janinë.
Për të mbuluar vrasjen dhe duke u shtirur si e trishtuar nga humbja e vajzës së saj, dyshohet se shkoi të hidhej nga dritarja e spitalit. Më pas ajo u mor dhe u transferua në Klinikën Psikiatrike të Universitetit Spitali i Përgjithshëm për Janinë.
Oficerët mblodhën prova se gruaja e kishte vrarë foshnjën dhe pas përfundimit tronditës të raportit mjeko-ligjor, ata shkuan në Spitalin Psikiatrik dhe e arrestuan atë. Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 25- vjeçares, e cila tha se e ka vrarë ngaqë po qante shumë.
“Unë e vrava sepse po qante”.
Në dosjen e policisë thuhet se gruaja pretendoi që pas orës 13:00 të datës 11. 2. 21 e kishte vendosur foshnjën e saj në dysheme në një rrogoz. Foshnja po qante dhe ajo po përpiqej që ta pushonte. Ajo ka pranuar se e ka tundur fort, duke e goditur më pas në dysheme, pa e kuptuar se çfarë po bënte.
Newsbomb