Pas humbjes nga Rayo Vallecano, Barcelona ka shkarkuar trajnerin Ronald Koeman shkaku i rezultateve të dobëta.
Eksperti i merkatos, Romano me anë të një postimi në “Facebook” konfirmoi se Xavi më favorit për të marrë drejtimin e Barcelonës.
“Xavi është ende duke u konsideruar favoriti për të marrë punën e Barcelonës. Ai do donte të rikthehej siç ka njoftuar më herët. Bordi i Barcelonës kontaktoi Xavin para disa javëve. Ende në pritje për të vazhduar bisedimet. Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez është në listën e Laportës”, shkruan Romano.
Ditët e ardhshme do jenë vendimtare, ku edhe do mësohet nëse Xavi do e merr stolin e blaugranasve.