Një ndër këto persona ishte dhe Quinn Nelson, i cili ka publikuar një video në Twitter ku demonstron disa nga problemet e notch-it. Në videon kryesore shfaqet një bug i macOS, ku Status bar items si treguesi i baterisë mund të fshihen nën notch kur ato janë të zgjeruara. Këtë gjë ai e arriti duke përdorur iStat Menus.
Ndërkohë që Apple ka publikuar disa udhëzime për developers se si të punojnë përreth notch-it, zhvilluesi i iStat Menus thotë se ka ndjekur këto udhëzime dhe se “ajo që Apple ka treguar nuk e zgjidh problemin”. Me shumë mundësi kjo nuk është përgjigjja e duhur, pasi aplikacione të ndryshme organizohen ndryshe në praninë e notch-it.
Nelson përmend gjithashtu se versionet e vjetra të DaVinci Resolve i shmangen notch-it. Nëse një aplikacion nuk është i update-uar për t’u përdorur në formatin e ri të ekranit, mouse nuk do të mund të kalojë mbi rrjeshtin ku gjendet notch-i, në mënyrë që të mos fshihen shërbime të tjera të tyret nën të.
Nuk është ende e qartë se si Apple do t’i adresojë këto probleme, mirëpo për fat të mirë ato do të jenë shumë të rralla dhe do të shfaqen vetëm në aplikacionet me shumë status items.