Demokrati: Të falenderoj se e more kurajon të na kërkosh falje për atë njeri që na servire.
Ne këtu nuk jemi llomi, nuk po themi jemi ajka por e kemi mbështet hap pas hapi Partinë Demokratike.

Rrezikojmë të humbin identitetin tonë me prindin1 dhe prindin 2 se familja për ne është e shenjtë.

Berisha: Nisma më serioze dhe fakti që ju tregoni këtë entuziazëm ndaj saj, është dëshmia më e madhe e kësaj foltoreje dhe ju garantoj që do heqim të sigurt drejt fitores dhe shndërrimi i prindërve në numra është një akt i turpshëm të cilin e ka diktuar direkt Edi Rama. Ngjyrat e flamurit të partisë së tij ti ndryshojë si të dojë por jo të luajë me familjen e shqiptarëve nuk mundet, ta ketë të qartë. Ne e kemi më qendrore se cdo komb familjen, ndaj mos luaj me vlerat familjare se do e paguash rëndë, shumë rëndë.