Iniciativa Demokratike-iDE: Mos e quani opozitë!
Gati 800 milionë euro borxh miratoi Kuvendi dhe PD nuk e kundërshtoi, nuk votoi kundër, abstenoi. Me këto veprime, PD po abstenon nga të qënit opozitë.
Ajo sot është opozita që mungon, një forcë politike që bën zhurmë dhe teatër, që jeton duke i thurur recitime “të ashpra” Ramës, ndërsa Rama gllabëron pasuritë dhe paratë e Shqiptarëve.
800 milonë eurot do abuzohen nga qeverisja e kalbur e Edi Ramës, do vidhen në tendera, koncesione abuzive, në para që shpërndahen nga qeveria në pak duar. Ramës nuk i mjaftojnë paratë e buxhetit të sotëm, por kërkon të vjedhë edhe paratë e të ardhmes, paratë e fëmijëve tanë duke marrë borxh.
Borxhi i Shqipërisë tani ka kaluar 11 miliardë euro. Dhe bashkë me koncesionet borxhi është gati sa i gjithë prodhimi i vendit. Ky borxh do paguhet nesër nga ne, një më një. Prandaj, nesër do ketë më pak para për arsimin, për shëndëtësinë, për pensionet, për të varfërit.
Qeveria kërkon të na verbojë me propagandë dhe gënjeshtra për të fshehur situatën në prag falimentimk të financave tona publike. Por, gjendja do shpërthejë shpejt. Shqipëria nuk prodhon thuajse asgjë dhe ky borxh do shkatërrojë financat publike.
Këtë alaram duhet të ngrejë opozita. Por, opozita nuk ka asnjë kundërshti që Rama të vjedhë edhe të adhmen duke marrë borxh. Por, PD zyrtare ka hequr dorë nga opozita, tani ajo luan teatër. Në këtë pjesë teatrale, Rama i ka caktuar asaj rolin e LOLOS që e argëton mbretin Rama duke bërë gjoja sikur e kritikon.
Iniciativa Demokratike-IDE, i bën thirrje deputetëve demokratë që nuk duan të jenë pjesë e teatrit që nuk duan të jenë lolo: mos ju bindni udhëheqësve të partisë që i kanë braktisur qytetarët. Votoni kundër projekteve të kësaj qeverie! Kundërshtoni me çdo mjet këtë qeveri! Mos u bëni pjesë e komedisë së batutave dhe lojrave me fjalë! Mos bëni gjoja! Shpëtoni dinjitetin tuaj dhe jepuni shpresë qytetarëve që opozita nuk ka vdekur e gjitha!. Që jo të gjithë janë të shitur tek Edi Rama. Që ende ka njerëz të ndershëm në politikë.