Alec Baldwin ka folur në publik për herë të parë që kur vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e një filmi, duke thënë se ajo ishte shoqja e tij.
Duke folur për gazetarët, aktori tha se do të ishte në favor të kufizimit të përdorimit të armëve të zjarrit në të ardhmen në prodhimet filmike për të mbrojtur sigurinë e njerëzve.
Ai shtoi se policia e kishte urdhëruar që të mos diskutonte hetimet në vazhdim. Prokurorët thonë se nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ngritjes së kallëzimeve penale për rastin
Hutchins, 42 vjeçe, u qëllua në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin amerikan të New Mexico, kur Baldwin qëlloi pa e ditur me një armë të mbushur me një plumb të vërtetë. Regjisori i filmit, Joel Souza, u plagos në shpatull.
“Ajo ishte shoqja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe dhe fillova të xhiroja, e çova në darkë me Joelin,” u tha Baldwin gazetarëteve që e kishin ndjekur atë dhe familjen e tij në shtetin e Vermontit.
“Ne ishim një ekip shumë, shumë i mirë, duke xhiruar një film së bashku dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme,” ka shtuar ai.
Video e shkëmbimit u publikua nga faqja e internetit TMZ. Baldwin tha se incidenti ishte një “një në trilion ” dhe se aksidente të kësaj natyre ndodhin shumë rrallë.
“Një përpjekje e vazhdueshme për të kufizuar përdorimin e armëve të zjarrit në sete filmike është diçka për të cilën jam jashtëzakonisht i interesuar”, shtoi ai. g.v/abcnews.al