Home TEKNOLOGJI A e dini se nëse në Google shkruani numrat 24153903, ju shfaqen...

A e dini se nëse në Google shkruani numrat 24153903, ju shfaqen imazhe të çuditshme?

24
Erion Murataj PSD

Nëse në vitin 2009 keni përdorur Tumblr, sigurisht se nuk ju ka shpëtuar trendi i quajtur 24153903.

Në fakt kur në Google shkruani këtë numër dhe shikoni fotografitë, do t’ju shfaqen plot imazhe të njerëzve duke futur kokën e tyre në frigorifer.

Gjithçka filloi me David Horowitz, artistin amerikan i cili në profilin e tij në Tumblr publikonte statuse të pazakonta, dhe u bënte thirrje miqve që edhe ata ta bëjnë të njëjtën gjë, transmeton Telegrafi.

Ndjekësit i luste që të sillen çuditshëm dhe të shikojnë se çfarë do të ndodhë. Horowitz i propozonte miqve që të fotografohen me kokën e futur në frigorifer dhe imazhin ta quajnë 24153903.

Kjo ide i erdhi në kokë kur një miku të sëmurë i propozoi që ta fusë kokën në frigorifer. Sa i përket numrit, ka qenë një kombinim i numrit serik të frigoriferëve dhe pakos me ushqim të ngrirë që gjendej brenda frigoriferit.