Ky malware është projektuar për të infektuar sa më shumë smartphone që të jetë e mundur dhe më pas të grumbullojë të dhëna të vlefshme nga ato.
Lookout Threat Labs tha se gjeti një total prej 19 aplikacionesh që “maskoheshin” si password managers, app launchers dhe data-saving apps, dhe 7 prej tyre kishin aftësinë për të bërë root smartphone-t Android. Vetëm një nga këto aplikacione, i quajtur Lite Launcher, arriti të regjistrohej në Google Play Store dhe të grumbullonte mbi 10,000 shkarkime para se të zbulohej.
Android Malware
Këto aplikacione besohet se janë pjesë në dyqane të palës së tretë si Amazon Appstore apo Samsung Galaxy Store, bashkë me dyqane të tjera më pak të njohura si Aptoide dhe APKPure.
“Dhe pse i rrallë, ky rooting malware është tepër i rrezikshëm. Duke përdorur proçesin rooting hakerat fitojnë akses mbi sistemin operativ Android dhe mund t’i “japin leje” vetes së tyre të instalojnë malware të tjera, gjë që normalisht do të kërkonte lejen e përdoruesve.” thanë studiuesit në Lookout.