Raporti i PLotë nga KLSH për parkimet në Tiranë dhe Korçë:

Komisioni Evropian, në dokumentin më të fundit të publikuar mbi menaxhimin e qëndrueshëm të parkimeve në qytet liston 16 avantazhe, në vijim grupi i auditimit paraqet më kryesoret prej tyre:

  1. Menaxhimi i parkimit kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të lëvizshmërisë urbane dhe për këtë arsye rrit dhe cilësinë e jetës në qytet’
  2. Menaxhimi i parkimit çon në zvogëlimin e kohës së nevojshme për gjetjen e një vendi parkimi duke, reduktuar kështu trafikun në qytet;
  3. Studimet kanë treguar se kosto e menaxhimit të parkimeve ka një nivel të lartë provueshmërie nga qytetarë. Njerëzit zakonisht ankohen përpara se parkimi të menaxhohet në mënyrë aktive, por kundërshtimi fillestar bie kur ata kuptojnë ndikimet e saj pozitive;
  4. Menaxhimi i parkimit mbështet ekonominë lokale;
  5. Menaxhimi i parkimit kontribuon në sigurinë rrugore;
  6. Standardet e parkimit të zgjedhura me kujdes ndikojnë pozitivisht vlerën e pasurive të paluajtshme;
  7. Menaxhimi i parkimeve, rrit të ardhurat e bashkive, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e investimeve në qytete; etj.
    Me gjithë avantazhet e mëdha të menaxhimit të parkimeve, studimet tërheqin vëmendjen se për të arritur këtë qëllim është shumë i rëndësishme përcaktimi i normave të sakta, çmimeve të studiuara të parkimit dhe gjobave të duhura, për të siguruar sukses në këtë drejtim. Duke marr parasysh problemet me të cilat qytetet e Tiranës dhe Korçës përballen lidhur me parkimin, si dhe avantazhet e shumta të menaxhimit të parkimeve, trajtuar më lartë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ndërmori auditimi “Efektiviteti dhe eficienca e menaxhimit të parkimeve të mjeteve motorike në rrugët e qytetit të Tiranës dhe Korçës“