Mbledhja e përbashkët E Komisionit për Çështjen Ligjore dhe e Këshillit të Legjislacionit nuk ka arritur të prodhojnë asnjë marrëveshje mes PS dhe PD përsa i përket votimit të ekspertëve për analizimin e projekligjit për zgjatjen e Vettingut.
Demokratët nuk kanë qenë dakord me rendin e ditës, ku parashikohej shqyrtimi vetëm I Projektligjit për zgjatjen e Vettingut por kanë kërkuar që të diskutohej njëherazi edhe për Reformën Zgjedhore.
Pasi vendimi I tyre nuk u pranua, ata u larguan nga mbledhja duke kërkuar që mbledhja e rradhës të zhvillohej me datë 3 nëntor dhe të votohej projekligji I plotë me të njëjtët ekspertë jo të ndryshëm.
Ndërkohë edhe pas largimit të demokratëve, është bërë e mundur zgjedhja e dy ekspertëve të cilët do të merren me analizimin e legjislacionit për Zgjatjen e mandatin e Vettingut. Konkretisht specialistët e emëruar janë: Aurela Manastasi dhe Erind Mërkuri.