Antonio Conte do të ulet në stolin e Tottenham, ndoshta me dy muaj vonesë. Trajneri italian ishte kandidati i parë për Spursat në verën e kaluar por refuzoi ofertën e tyre të cilët më pas mes të tjerëve zgjodhën Espirito Santo që e shkarkuan sot.
Por çfarë e bëri Conten të ndryshojë mendje në dy muaj?
E para, domosdoshmërisht është fakti që Paratici, Dr. Sportiv i Spursave ka punuar gjithë këto kohë për ta bindur dhe ndoshta pasi ka marrë siguri prej tij vendosi shkarkimin e portugezit.
Conte nuk ikën asnjëherë diku ku nuk ka mbështjetje, siç kishte Marottën te Interi ndërsa aspekti i dytë, më i rëndësishmi janë parë.
Plot 15.5 mln Paund në sezon do të paguhet Conte, ose 31 mln Paund në dy sezone për një kontratë 2-vjeçare ashtu siç bëri te Interi.
Arsyeja e fundit që bindi Conten ishte edhe mungesa e alternativave, te Reali nuk e donin, te Man. United do të mbajnë Solskjaer dhe një vit pa futboll për Conten është e vështirë…/Ora News/.