Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me hetimet e call centerave. Prokuroria ka dërguar letërporosi bankave të nivelit të dytë për llogaritë dhe transaksionet ne 2 vite.
Kërkesë tatimeve për bilancin e këtyre bizneseve, ndërkohë kërkesë i është dërguar edhe kompanive telefonike për thirrjet e kryera ndaj numrave të huaj gjerman, holandez, italian dhe francës.
Mbi 1 mijë shtetas të huaj janë mashtruar, ndërsa vlerat e vjedhura të të huajve shkojnë deri mbi 600 mijë euro investime në bursen e rreme për një person. Ndërsa në total vlera e mashtrimeve shkon më miliona euro.