Demokratët e Kamzës kanë pritur me festë ish-Kryeministrin Sali Berisha, i cili po mban këtë të martë Foltoren e Radhës në këtë qytet.
Duke folur për kamerën e Fax News, ata shprehen të zhgënjyer me kryetarin Lulzim Basha dhe mendojnë se Berisha do ta rrëzojë.
“Rroftë Sali Berisha. Jemi të zhgënjyer shumë nga Basha. Ka bërë shumë gabim me largimin e Berishës. Mendoj se Kuvendi Kombëtar do ta largojë Bashën. Sala e ngriti në atë detyrë dhe Sala do ta rrëzojë bashkë me ne”, deklaroi një demokrat.
Nga ana tjetër, një mbështetës i Foltores tha se Lulzim Basha po të dojë mund të kandidojë për kreun e PD-së pasi të ndryshohet statuti i partisë.
“Jemi të zhgënjyer tëe gjithë demokratët me politikën që ka ndjekur Basha. Ishte veprim i nxituar dhe i gabuar përjashtimi i Berishës. Vendimmarrja e PD-së nuk bazohet vetëm te një vendim. Nuk është e vërtetë që Foltorja e Berishës ka përçarë PD-në. Kuvendi i Partisë Demokratike do të mblidhet për të ndryshuar statutin. Lulzim Basha mund të bëhet përsëri kryetar nëse zgjedh të kandidojë”, tha ai.