Një email dërguar prindërve me një kërkesë shumë specifike.
Kjo ndodh çdo ditë në çdo institucion, por kërkesa nga shkolla fillore në Edinburg, Skoci nga shumë prindër është shumë e tepërt.
Në këtë kërkesë thuhej që djemtë dhe mësuesve ju duhej të shkonin në shkollë të veshur me funde për të promovuar barazinë dhe për të larguar stereotipet gjinore.
Kjo inciativë merr shkas nga ajo që ndodhi në Spanjë disa muaj më parë.
Në një shkollë Virgen de Sacedón e Valladolidit, një nxënës 15-vjeçar, Mikel Gómez, ishte përjashtuar (dhe u detyrua të vizitonte një psikolog) sepse kishte shkuar në klasë me një fund për të pretenduar moskonformitetin e tij gjinor.
Në shenjë solidariteti shumë shokë të klasës dhe madje edhe mësuesit vendosën të shkojnë në klasë të veshur me funde .
“Një shkollë që edukon respektin, diversitetin, edukatën dhe tolerancën”, shkroi një nga mësueset në rrjetet sociale, pasuar nga thirrjet e shumë nxënësve: “Vishuni si të doni”.
Dhe kështu nga Edinburgu vjen ftesa për të bërë të njëjtën gjë, duke specifikuar se për lehtësinë e tyre, fëmijët mund të jenë të lirë të veshin streçe apo pantallona të tjera nën fund.
“Ne duam që shkolla jonë të jetë gjithëpërfshirëse dhe të promovojë barazinë”, tha instituti skocez, duke shtuar se ideja erdhi nga një grup nxënësish.
”Rrobat nuk kanë gjini, të gjithë të jemi të lirë të shprehemi si të duam”, u shkruajtën disa mësues prindërve.
Për këtë çështje është shprehur edhe këshilli bashkiak, i cili ka saktësuar se asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet i detyruar të marrë pjesë në nismë.
Pozicionet e prindërve janë të ndryshme.
“Lërini fëmijët të jenë vetëm fëmijë”, shkroi dikush në Twitter.
“Nëse një mashkull dëshiron të veshë një fund, ai duhet të jetë i lirë ta bëjë këtë, por pse të ushtroni presion mbi të tjerët dhe t’i kërkoni atij të bëjë të njëjtën gjë,” shkroi dikush tjetër në rrjete sociale.