Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor e për pasojë ky i fundit është plagosur rëndë ndërsa është transportuar në spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në reanimacion.
Drejtuesi i mjetit sipas policisë është shoqëruar në komisariat ndërkohë që po punohet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Njoftimi:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.