Zhvilluesit e dizenjuan robotin Cobi në University of Waterloo në Ontario, dhe thonë se ky robot mbështetet në përdorimin e një rryme me presion të lartë e cila lejon sasinë e lëngshme të kalojë përmes një hapje të lëkurës me gjerësinë e një floku.

Duke përdorur sensorët LiDAR (të njejtë me ato që përdoren në industrinë e automjeteve), Cobi krijon një model të trupit të pacientit dhe një AI- based software vendos për vendin optimal të injeksionit.

“Ne e pajisëm Cobi me një teknologji injeksioni pa gjilpërë për të treguar se pacientët mund të marrin injeksione intramuskulore, si vaksinat, pa patur nevojën për gjilpëra ose praninë e një profesionisti të shëndetësisë.” tha Tim Lasswell, bashkë-themelues dhe CEO i Cobionix, në një deklaratë për shtyp.

Në teori, një pacient do të duhet të regjistrohet online dhe të arrijë më pas në orarin e caktuar në klinikë. Më pas, ato duhet të drejtojnë ID e tyre drejt kameras së Cobi dhe do të përdorin ekranin me prekje të robotit për të konfirmuar marrjen e injeksionit. Sensorët e ndryshëm 3D të Cobi do të krijojnë një model të trupit të njeriut para se të injektojnë vaksinën.

“Zgjidhjet autonome si Cobi do të mund të mbrojnë punonjësit e shëndetësisë, të reduktojnë kostot dhe të përmirësojnë proçesin e injektimit.” tha bashkë-themeluesi tjetër Nima Zamani.