Ka pasur një takim mes kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla me deputetin socialist Fatmir Xhafaj i cili ishte kundër propozimit për zgjatjen e e mandatit të organeve të vettingut.
E pranoi vetë Balla sot në një prononcim për gazetarët.
Fatmir Xhafaj qe ka drejtuar punën e reformës në drejtësi abstenoi në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit kur u miratua vendimi për t’iu drejtuar Venecias, ndërsa kërkoi sërish një analize të punës 5 vjeçare të organeve të Vettingut.
Balla tha se gjatë takimit është rënë dakord që të kërkohet një opinion i ri.
“Nuk ka mungesë dakordësie, natyrshëm zoti Xhafaj është një nga ata njerëz që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në draftimin dhe në çuarjen përpara të reformës në drejtësi.
Kemi pasur një diskutim edhe së bashku ku zoti Xhafaj ka prezantuar këndvështrimin e tij lidhur me këtë çështje sepse ai mendon që Komisioni i Venecias ka pasur një opinion për këtë, por kemi rënë dakord që të kemi një opinion të ri. Pyetjet për Komisionin e Venecias janë miratuar” tha Balla.