Frankie Edgar në thelb u shndërrua në Homer Simpson kur pësoi një goditje brutale nga Marlon Vera në humbjen e tij në UFC 268. 40-vjeçari pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshje, e cila përfundoi në raundin e tretë në Madison Square Garden.
Nga hiçi, ish-kampioni i peshave të lehta të UFC-së u kap keqas në mjekër nga goditja dhe ra në dysheme. Arbitri ndërhyri menjëherë për të përfunduar përballjen, pasi aty më nuk kishte mbetur asgjë.
Në njëfarë mënyre, Edgar ishte i pakënaqur me mënyrën në të cilën përfundoi lufta, por ndalimi thjesht duhej të vinte. Për shkak se goditja në mjekër ishte aq brutal sa fytyra e Edgarit mori një pamje të shëmtuar.
Pamjet tashmë kanë bërë xhiro nëpër rrjetet sociale, duek treguar momentin e goditjes dhe fytyra e Edgar që u defomrua për një çast.