Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të vranët dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime gjatë paradites, KU herë pas herë vranësirat zhvillohen lokalisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke sjellë shira afatshkurtër. Parashikohet që pas mesditës dhe kryesisht gjatë pasdites moti të përmirësohet duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.