Kultivuesit e kafesë në Kolumbi, prodhuesi botëror i arabica numër 2, nuk ka arritur të shpërndajë dy milionë thasë me kafe gjatë këtij viti apo afro 10 për qind të vjelave në këtë vend, kështu thonë eksportuesit, tregtarët dhe pjekësit e kafesë që kanë pësuar humbje të mëdha, kanë bërë të ditur burime të kësaj industrie gjatë një bisede me Reuters.
Çmimet e kafesë në nivel global janë rritur këtë vit për 55 për qind, kryesisht për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit (thatësirës) të një prej kultivuesve kryesorë të kafesë në botë –Brazili, duke bërë që kultivuesit kolumbianë të mbeten prapa në shitje për shkak të rënies së shitjeve, kur çmimet ishin shumë më të ulëta për ta shitur kafenë me çmim më të lartë.
“Tregtarët janë në humbje, është një rrëmujë. Nëse thatësira vazhdon (në Brazil), ekziston mundësia që kafeja acea të shitet për 3 dollarë (për gjysmë kilogrami). Do të jetë një kaos i vërtetë”, tha një tregtar.
Ai tha se kompanitë kryesore në botë që merren me pjekjen e kafesë, të planifikojnë ndryshimin e brendit të kafesë së tyre “me origjinë unike në Kolumbi” kjo për shkak të problemeve me furnizim.
Dërgesat e porositura më herët nga një prodhues i madh siç është Kolumbia, mund të përkeqësojë dhe ndikojë negativisht në rritjen e çmimeve në tregjet botërore, pavarësisht qoftë e përkohshme pasi që kafeja ekziston dhe do të ketë peshë në tregje edhe pasi që të fillojë të rishitet.
Kultivuesit kolumbianë thonë se do të shpërndajnë dërgesat e kafesë më vonë apo gjatë vitit të ardhshëm, por blerësit nuk janë fort të bindur në këtë.
“Shumë prej tyre tashmë kanë zgjedhur ta cilësojnë si humbje dhe përshkruajnë si një detyrim të paplotësuar, në vend që të presin edhe pak dhe të rrezikojnë për humbje më të mëdha të mundshme, nëse kultivuesit vazhdojnë të mos shpërndajnë porositë gjatë vitit të ardhshëm, e çmimet po vazhdojnë të rriten”, thotë një tregtar tjetër i kafesë.
Shumë prej vendeve me sasinë më të madhe të kultivuar të kafesë, tashmë janë duke shqyrtuar dhe analizuar humbjet nga 8 deri në 10 milionë dollarë për çdo porosi të kafesë, derisa federata e kultivuesve kolumbianë të kafesë FNC, që përfaqëson kultivuesit, thotë se me 12.5 milionë thasë të kafesë që shpërndahen në vit, ata do të mund të ballafaqohen me humbje të mëdha.
“E lehtë ka qenë shitja e miliona thasëve më herët (shitje e kafesë kolumbiane), para se të rritej të fillonte të rritej tregu në maj. Nëse punoni për një kompani multinacionale, shefi i juaj do të thotë menjëherë duhet ta pranojmë goditjen”, shtoi kultivuesi.
Vonesat në shpërndarjen e porosive në tregun në rritje të kafesë është problem i madh për eksportuesit dhe tregtarët që shpesh mbrohen nga blerjet fizike – duke rimarrë pozitën në treg nga marrëveshjet e mëdha dhe rrezikuar kështu për të pësuar dhimbje të mëdha me rritjen e çmimeve.
Zakonisht tregtarët do të mund ta dorëzonin fizikisht kafenë me kamata të larta për t’i kompensuar humbjet në treg – por në rast se nuk e shpërndajnë mallin këtë gjë nuk mund ta bëjnë.