Gjatë prezantimit të buxhetit të shtetit për vitin 2022 për Ministrinë e Brendshme lryeministri Edi Rama paralajmëron se ndryshimet në policinë e shtetit do të vazhdojnë dhe se kush nuk është në lartësinë e duhur nuk do të qëndrojë në detyrë.
“Dua të bëj një vlerësim tjetër, ka rritje të cilësisë së punës të SHÇBA. Kam besim se puna e bërë sidomos në periudhën e fundit dhe rezultatet e arritura dhe mesazhi i dhënë se këtu nuk ka të paprekshëm dhe se këtu gjithskush që shkel uniformës përballet me ligjin. Kështu na e bëjnë të ardhmen e afërt shumë inkurajuese. Kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në polici dhe do vazhdojnë të ndodhin sepse askush nuk do qëndrojë në një detyrë të lartë nëse nuk është në lartësinë e detyrës”, tha Rama.Kryeministri shtoi se do të ngrihet qendra e re kundër krimit kibernetik si dhe do të shtohen programe të tilla edhe në Akademinë e Shkencave që vendi të ecë para në këtë fushë. “Domosdoshmëria për rritjen e cilësisë në Akademinë e Sigurisë, ka ende shumë punë për të bërë. Policia e Shtetit ka të gjithë flotën në funksion të plotë dhe të modernizuar dhe vit pas viti mund të shtojë lehtësisht mjete të tjera. Që Akademinë e Sigurisë ta bëjmë më atraktive do të fusim edhe programin kundër krimit financiar dhe kibernetik. Një tjetër investim i rëndësishëm që do të përdoret nga disa entitete dhe policia dhe ministria e brendshme do të jetë një nga identitet kryesore që do e përdorin është qendra e re që do përdoren nga kundër krimit kibernetik”, tha Rama.