Avokati Spartak Ngjela deklaroi ditën e sotme se ish-kryeministri Sali Berisha është figurë anti-historike dhe se sipas tij synon destabilizimin e vendit.
Duke folur për firmat e delegatëve që Berisha thotë se janë grumbulluar për thirrjen e kuvendit kombëtar, Spartak Ngjela u shpreh në Neës24 se këto firma janë të falsifikuara.
Ai madje i kërkoi Lulzim Bashës t’i drejtohet SPAK për këtë cështje, pasi sipas tij firmat janë false dhe kjo është një vepër penale.
“Të gjitha ata që merren me këtë janë falsifikator. Saliu e ka parim, vetëm gënjen. Këtu ka procedurë dhe ajo është statusi i partisë. Nëse nuk ecet sipas statutit të gjithë veprimet e tjera janë të pavlefshme. Përse nuk e dorëzojnë sipas statusit që kryesia të shikojë firmat të mbledhë Kuvendin? Sepse ato janë falco. Thonë se do të nxjerrin Komision, kë komision? Kjo që dëgjova është turp e dija që kështu do të ndodhte. Ne po e shohim si komedi ndërsa ata e ndjejnë si tragjedi.
Është figurë anti-historike e PD. Do ta dëgjoni sa ti dalin provat nga Uashingtoni dhe nuk po e lejon partinë të ngjitet drejt perëndimit. Nëse nuk paraqesin firmat brenda statutit është nul gjithçka…por po të isha unë kryetar partie do bëja denoncim në SPAK. Kemi të dhëna që kanë falsifikuar firmat dhe kjo është vepër penale, por e ka kryetari i partisë në dorë. Do ta çojë apo jo në SPAK. Vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit,” tha Ngjela.