Ish-kandidatja për deputete në qarkun e Durrësit dhe njëherësh një nga njerëzit më të afërt me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, Elona Guri, ka shpërthyer në akuza ndaj Gazment Bardhit. Shkak për këtë nxehje gjakrash, është bërë deklarata e Bardhit se PD i ka ofruar 15 vende të sigurta në listën e deputetëve LSI-së që të dilnin me listë të përbashkët në zgjedhje, por oferta nuk është pranuar.
Guri shprehet se Kryemadhi ka ballafaquar Bardhin me Bashën dhe me këshilltarin izraelit, për shkak se numri 2 në PD, kishte bërë marrëveshje që PS të mbante 8 deputetë në Elbasan, dhe e vetmja që do të penalizohej ishte LSI.
Guri sfidon Bardhin duke thënë se ai ka refuzuar që të mbajë konferencë shtypi kundër Suel Çelës, për të cilin tha dje se po bashkëpunon me Sali Berishën.
“Mos i jep gojes sic i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet per gjera qe nuk i di se ty nuk te qaste njeri ne zyre.
Monika Kryemadhi te ka ballafaquar me Lulzim Bashen edhe keshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyren e Bashes se si ti kishe bere marreveshjen 8 mandate t’i mbante PS ne Elbasan dhe ti doje mandatet e LSI dhe ti kishe dale garant bandave se do ishe minister i brendshem .
Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove te beje konference shtypi kunder Suel Çeles. Ti beson se keshilltari izraelit nuk kuptonte shqip se çfare u tha aty?”, shkruan Guri në postimin e saj.