Leon Goretzka ishte me fat që shpëtoi pa dëmtime të rënda pas një ndërhyrjeje brutale të një lojtari nga Lihtenshtajni, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Pa kaluar 10 minuta nga nisja e ndeshjes, mesfushori i Gjermanisë tentoi të kontrollonte me gjoks një krosim në zonë, por mbrojtësi i miqve, Jens Hofer, e goditi me shkelm në qafë.
Gjyqtarja e ndeshjes i tregoi menjëherë kartonin e kuq, ndërsa vetë Hofer ishte më i shqetësuar për gjendjen e Goretzkës, pasi goditja ishte e paqëllimshme.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 9-0 për Gjermaninë.