Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho e ka quajtur gënjeshtar Lulzim Bashën i cili gjatë një interviste ditën e djeshme tha se në 2011 përjashtoi Berishën nga fushata elektorale në Tiranë.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Spaho thekson se Berisha ka një meritë të padiskutueshme në fitoren e Bashkisë së Tiranës përballë Ramës ku rendit disa faktorë, duke nisur nga Ristani dhe duke përfunduar tek marrëveshja me kandidatin e pavarur Hysni Milloshin.
Spaho duke na kujtuar një skenë të filmit shqiptar i drejtohet Bashës se ku e gjeti këtë forcë të pashpjegueshme për të përjashtuar Sali Berishën.
Reagimi i plotë i Edmond Spahos:
Berisha ishte Kryetar i PD dhe Kryeminister i Shqiperise dhe Luli mori vendim ta perjashtoje Berishen nga fushata e vitit 2011 per zgjedhjet ne Bashkine e Tiranes!!!!!!!!!!!!!
Hajde trim hajde!!!!!
Perjashtoi Berishen nga fushata ne vitin 2011!!!!!!
O Guri o trim me flete!!!
Akoma nuk po me besohet, ku e gjeti forcen, cilet e mbeshteten kur perjashtoi Berishen, se duhet te jesh shume trim te marresh nje vendim te tille???
A e kuptoni o njerez se ne cfare permase eshte genjeshtra???
Luli genje por me mase. Mos genje duke na dhene te gjitheve dozen e elefantit. Nuk e mbajme dot or mik.
Berisha ne vitin 2011 solli gjithe PD e Shqiperise ne Tirane qe te luftonte per Lulin.
Cdo njerit ju vendos objektivi se cfare rezultat duhet te arrinte ne zonen ne ngarkim.
Asnjehere nuk kam votuar ne Tirane per shkak se kam qene deputet ne Korce dhe me duhej te merresha me organizimin e zgjedhjeve atje dhe nese do vija te votoja ne Tirane do humbja nje dite kohe per fushaten ne Korce.
Ne zgjedhjet e Lulit ne vitin 2011 nuk e di si ma dha Zoti dhe erdha e votova ne Tirane
Kur mesova rezultatin me 11 vota diference, e falenderova Zotin, pasi Berisha per 11 vota do merrte listat dhe do shihte me lupe kush kishte votuar e kush jo.
Te mos harrojme se Luli pati 20 mije votat e LSI ne krah, marreveshjen me Hysni Milloshin qe vetem Berisha mund ta bente dhe qe Ristani sakrifikoi reputacionin e tij qe Basha te dilte fitues.
Si shperblim Basha e vendosi numurin dy te PD te katertin ne listen e Vlores dhe ai nuk u be deputet.
Asnje here ne 30 vjet histori te PD nuk ka ndodhur qe Sekretari i Pergjithshem i saj te ishte i katerti ne liste.
Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group