Forcat zjarrëfikëse në luftë me flakët
Prej dy ditësh forcat zjarrëfikëse të Elbasanit janë dukle luftuar me flakët në Shmil të Elbasanit.
Një zjarr i permasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Shmil njësia Administrative Labinot Mal në Elbasan. Terreni dhe era e kanë vështirësuar situatën për shuarjen e zjarrit I cili vijon të djjegë sipërfaqe pyjore prej dy ditësh. Për shkak të terrenit malor dhe të vështirë zjarrfikësit po ndërhyjet vetëm me mjete rrethanore.
Vetëm ndërhyrja nga ajri do të ndihmonte repartin e zjarrfikëses së Elbasanit i cili prej dy ditësh vazhdon të jetë në luftë me flakët, pa mundur ta vendosin nën kontroll.
Aktualisht dyshohet se zjarri të jetë i qëllimshëm, ndaj efektivët i bëjnë thirrje qytetarëve të mos djegin pronën publike, sidomos pyjet që konsiderohen oksigjen. Ende nuk dihet sipërfaqa e djegur saktësisht. Një tjetër vatër zjarri ishte aktive në zonë një javë më parë por u vu nën kontroll vetëm pas reshjeve të shiut.