Llatja dhe Gjiknuri inspektojnë punimet
Bashkia e Elbasanit është duke punuar për rikonstruksionin e rrugëve në lagjen Çlirimi dhe Shënkoll, të cilat shfaqnin problem. Aktualisht makineritë janë përqëndruar rrugët “Mehmet Bajraktari”, “Fetah Cankja”, “Dhimitër Bega”, “Naun Panxhi”.
Punimet u inspektuan nga kryebashkiaku Gledian Llatja dhe drejtuesi politik I PS për Elbasanin Damian Gjiknuri të cilët u takuan me banorë të zonës, Sipas kryebashkiakut ky investim ishte një premtim i mbajtur pas premtimeve të dhëna më herët ndaj banorëve.
Aktualisht vëmendja e ndërmarrjes së rrugëve është përqëndruar në asfaltimin e rrugëve te brendshme të lagjeve.