Kombëtarja shqiptare mori një humbje turpëruese 5-0 nga Anglia në “Wembley”.
Dy ditë më vonë, në “Air Albania”, Shqipëria do të luaj ndaj Andorrës ndeshjen e fundit në kualifikueset e Botërorit. Sfida do vendosë edhe vendin e tretë në grup për kuqezinjtë, që kanë detyrim tri pikët ndaj modestëve të grupit.
Për këtë duel, trajneri Reja nuk do ketë dy luftëtarët, Gjasula dhe Cikalleshi. Lojtarët u ndëshkuan me kartona të verdhë, duke plotësuar numrin e tyre për një ndeshje pushim.
Gjasula qysh në të nëntën minutë pa të verdhin në fytyrë, ndërsa edhe kavajasi Cikalleshi do ndëshkohej në minutën e 21. Veç tyre, shqetëson gjendja e Bares dhe Kumbullës, që dolën në minutat 12 dhe 17 të dëmtuar.