Nëse do, Uanda Nara mund ta detyrojë Mauro Icardin të ndryshojë në mënyrë drastike stilin e jetës së tij. Mundësia që sulmuesi i të përfundojë në vështirësi financiare, duke marrë parasysh edhe pasardhësit dhe rrezikun e një divorci, është e lartë. Këtë herë asgjë nuk ka të bëjë me thashethemet e shfrenuara.
Sipas një kontrate që çifti ka nënshkruar, Uanda ka në dorë Ikardin për 30 vitet e ardhshme dhe është ‘’pronarja e ligjshme’’ e gjithçkaje që Ikardi përfaqëson për sa i përket pronave dhe të ardhurave. Deri më 31 dhjetor 2050, kur Icardi të jetë 57 vjeç dhe do të ketë pushuar së luajturi futboll prej disa kohësh, Uanda do të marrë një përqindje në të ardhurat e sulmuesit.
Kontrata përfshin 5 pasuri të paluajtshme: 2 apartamente në Milano, një vilë në fshat në Galiate, e rrethuar nga parku Ticino, me vlerë mbi 2 milionë euro; një rezidencë në liqenin e Komos dhe një tjetër në Argjentinë, në Tigre, të cilën Uanda e mori nga Massi Lopez (ish-bashkëshorti) si bilanc i detyrimeve të papaguara vitet e fundit. Në shportën e martesës ka edhe makina luksoze dhe makina garash që pakkush mund t’i përballojë: një Lamborghini Huracan; një Bentley Bentayga; një Rolls Royce Ghost; një Hummer H2; një Mercedes Benz G-Class; një Range Rover dhe një SUV Cadillac Escalade.