Home BOTA Djali i Gadafit kandidon si president i Libisë

Djali i Gadafit kandidon si president i Libisë

50

Situatës konfuze të Libisë, shtet i ndarë praktikisht në dysh nga fillimi luftës civile ne 2011, i shtohet papritur një tjetër element destabilizimi.

Saif al-Islam, djali i ish-diktatorit Muamamr Gaddafi, ka kandiduar zyrtarisht për rolin e presidentit të vendit, me zgjedhjet që do të mbahen muajin  e ardhshëm.

Pamjet tregojnë një Saif al-Islam komplet ndryshe nga ai që fliste në 2011 ende si pinjoll i familjes që ka drejtuar vendin e Afrikës së veriut nga viti 1962. Ai ka braktisur çdo veshje perëndimore, dhe paraqet një mjekër të gjatë, ashtu si dhe veshjen tradicionale të prijësve të vendit, që e tregon shumë më të moshuar se 49 vitet që ka realisht.  

Ai u burgos në vitin 2011 pas shembjes së regjimit të atit, por nuk pati të njëjtin fat, duke ndenjur vetëm 5 vite në burg.

Vendimi për kandidim, edhe pse i bujshëm, mund të mos ketë mundësi reale. Saif al – Islam rrezikon dënimin me vdekje po u afrua Tripolit, pasi akuzohet për vrasje masive në 2011 dhe krime të tjera kundër njerëzimit, ndërkohë që kandidimi i tij erdhi nga qyteti i Sabah, ende disi i lidhur me pushtetin e dikurshëm.

Nga përmbysja e qeverisë së Gedafit në 2011, vendi është i ndarë në të paktën dy pjesë, ku rolin e qeverisë legjitime e mban qeveria e Tripolit të kryesuar nga Fajez Serraj, dhe e njohur nga OKB. Ndërkohë, pjesa lindore e vendit me kryeqendër Tobruk është faktikisht nën kontrollit e gjeneralit Haftar, që pas mbështetjes fillestare të Shteteve të Bashkuara, për shkak të politikës së tij agresive ndaj Tripolit ka humbur Uashingtonin dhe i është drejtuar Moskës.

Vitin e kaluar, në Paris, presidenti Serraj dhe kreu i të ashtuquajturit “parlamenti i Tobruk”, Aguila Saleh, kanë deklaruar një armëpushim në gjithë territorin e vendit, dhe rifillimin e dialogut politik, por zgjedhjet presidenciale mund të çojnë sërish vendin, drejt greminës.