Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përgëzuar procesin zgjedhor në Kosovë. Në një postim në Twitter, Basha u ka uruar suksese kandidatëve të zgjedhur në komuna.
Kreu i demokratëve thotë se dhe këtë herë Kosova përcolli leksion demokracie.
“Urime Kosovë për leksionin e demokracisë që percolle edhe në këto zgjedhje! Suksese kryetarëve të zgjedhur në misionin e tyre në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre. Respekt për të gjithë kandidatët që treguan qytetari në këtë garë,” shkruan Basha.
Në Kosovë u mbajt sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në komunat që kaluan në balotazh. Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PDK ka fituar 9 komuna, LDK ka marrë 6, AAK ka siguruar 5 dhe Vetëvendosje vetëm katër komuna. g.v/abcnews.al