Tre burra janë arrestuar si të dyshuar për terrorizëm, pas një sulmi me makinë që ndodhi jashtë spitalit të grave në Liverpool.
Sipas mediave të huaja,, policia kundër terrorizmit tha se burrat që janë arrestuar janë të moshës 29, 26 dhe 21. Pasagjeri i makinës – që thuhet se ishte një taksi – u deklarua i vdekur në vendngjarje dhe ende nuk është identifikuar zyrtarisht.
Shoferi mashkull ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme. Detektivët nga Policia e Kundër Terrorizmit North Ëest thanë se burrat u arrestuan në zonën e Kensington të qytetit.
Ata shtuan se po vazhdonin të “mbanin vëmendjen për shkakun e shpërthimit” dhe po punonin me policinë e Merseyside ndërsa hetimi vazhdonte “me ritëm”.
Oficerët e armatosur kanë kryer bastisje në një pronë në Rutland Avenue pranë Sefton Park, dhe gjithashtu në Boaler Street në Kensington.
Carl Bessant, ishte brenda në spital me partneren e tij që sapo kishte lindur një fëmijë, në momentin e shpërthimit.
“Partnerja ime është vërtet e tronditur për të qenë i sinqertë”, tha ai.
“Ishim shumë afër dhe ajo po ushqente fëmijën kur ndodhi. Ne dëgjuam një zhurmë të fortë dhe shikuam nga dritarja”.
“Ne pamë makinën në flakë dhe dikush doli jashtë… duke bërtitur, dhe brenda në makinë ishte dikush. Spitali u mbyll, askush nuk hynte apo dilte – kështu thoshin – por njerëzit po përdornin hyrjen e pasme”.
Ndërkohë ka ardhur edhe një deklaratë nga kryeministri Boris Johnson: “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga incidenti i tmerrshëm sot në Liverpool”.
“Dua të falënderoj shërbimet e urgjencës për reagimin dhe profesionalizmin e tyre të shpejtë dhe policinë për punën e vazhdueshme në hetim”.
Sekretarja e Brendshme, Priti Patel, gjithashtu postoi në Twitter se ajo “po mbahej e përditësuar rregullisht për incidentin e tmerrshëm”.