Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Kuvend projekt-buxhetin për vitin 2022. Kreu i qeverisë e cilësoi si mjaft domethënës, duke qënë se vjen pas dy viteve të vështira.
Rama vuri theksin ndër të tjera tek dixhitalizimi dhe teknologjia. Rama solli edhe njëherë në vëmendje rëndësdinë e satelitëve dhe dronëve inteligjentë, që sipas kryeministrit do të sigurojnë të dhëna të dobishme për luftën kundër krimit mjedisor, por jo vetëm.
“E dimë shumë mirë se çfarë plage është në Kadastër çështja e marrjes së letrave të pronësisë. Me dixhitalizimin përfundimtar edhe Kadastra do të jenë një institucion i aksesueshëm. Mbrojtja inteligjente e territorit dhe sigurisë publike, hyn në një fazë tjetër falë buxhetit të vitit 2022 qoftë me sigurimin satelitëve dhe dronëve inteligjentë. Do të na japim të kemi në kohë reale një bazë të rëndësishëm të dhënash, që nga vendosjet e paligjshme të mbetjeve tek ndërtimet pa leje deri tek aspekte që kanë të bëjnë me bujqësisë. Pa lënë mënjanë edhe liftin kundër krimit në sensin e një potenciali komplet tjetër të identifikimit dhe ndjekjes së elementëve kriminalë.
Qendra dixhitale e qarkullimit rrugor është projekt në proces. Sot jemi në kushtet ku kemi gati njërën pjesë dhe duhet të kalojmë dhe në pjesën tjetër. mbrojtja e krimit kibernetik do të hyjë në prioritete tona dhe do të financohet në mënyrë të posaçme duke krijuar në Shqipëri një qendër të mbrojtj3s. Qendra e depozitimit të të dhënave dixhitale, të gjitha të dhënat e shtetit që kanë nevojë për depozitim, të mos ketë asnjë humbje të të dhënave dhe asnjë humbje në kohë. Edukimi teknologjik i fëmijëve dhe të rinjve,” tha Rama.
Kryeministri shtoi më tej se shëndetësia dhe arsimi zënë një ve3nd të veçantë më buxhetin e vitit të ardshëm.
“Shëndetësia, arsimi dhe mjedisi, pa hyrë në detaje. Buxheti i shëndetësisë shkon në 91.3 miliard që përbën 4.89 të prodhimit të përgjithshëm kombëtar.
Për arsimin janë disa hapa të rinj. Përfshirja e gjuhës angleze që në klasën e parë. futja e mësimit të teknologjisë në ciklin e ulët dhe një orientim drejt shkencës. Për laboratorët e shkollave nga njëra anë si dhe për një sistem të ri të informatikës. Do të ketë një buxhet të veçantë për artet dhe zejet, si dhe për programin kombëtar të sporteve në shkollë.
Për universitetet, kemi një tryezë të përbashkët të qeverisë me rektorët. Po shikojmë zhvillime inkurajuese. Nga buxheti për vitin e ardhshëm janë alokuar 7 milion dollarë për ato universitete që do të ecin më shpejt për të krijuar raporte me universitete evropiane që çojnë drejt programeve të përbashkëta dhe diplomave të përbashkëta,” deklaroi Rama. g.v/abcnews.al