Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol që ndodhi në zonën që të në Malin e Shoshit, në lokalin që është në pronësi të shtetasit Gjin Guri.
Ky i fundit është një personazh i njohur për Policinë e Shkodrës, pasi është arrestuar në vitin 2015.
Teksa policia shkoi asokohe për ta arrestur, Guri ka qëlluar në drejtim të efektivëve me armë, duke bërë rezistencë.
Si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur paraditen e sotme, me lëndë plasesë artizanale, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në sallën operative të DVP Shkodër është marë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gjin Guri, ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale)
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.