“Sot unë dëshiroj të flas në lidhje me një afrim revolucionar në mënyrën se si të ndërlidhim botën tonë, pa u treguar shumë i çuditshëm.” tha udhërrëfyesi turistik në reklamën e re.
“Disa thanë që është e pamundur. Disa thanë që është e paaritshme. Të gjithëve atyre u them se ajo është këtu. Seriozisht, shikoni, është këtu.” shtoi ai duke bërë me shenjë jashtë dritares në skenën e mbuluar nga bora në pjesën e pasme.
“Dhe çfarë e quajmë ne këtë kapitull jo-kaq-të-ri në ndërlidhjen humane? The Icelandverse. Realitet aktual i përmirësuar pa patur nevojën për të veshur headset.”
Kjo reklamë është e publikuar në YouTube, dhe personi i shfaqur në video duket se i është përshtatur fytyrës krejtësisht të bardhë të Zuckerberg, duke treguar kështu frikën e tij ndaj djegies së lëkurës.
Islanda ka shumë nevojë të rikthejë turistët në këtë shtet, pasi turizmi përbënte rreth 9% të GDP para se pandemia të fillonte. Islanda ka bërë shumë mirë në krahasim me vendet e tjera në luftën kundër COVID-19, pasi në këtë shtet janë regjistruar vetëm 15,140 raste dhe 34 vdekje që kur pandemia filloi.