Policia dhe grupe të FNSH po zhvillojnë një aksion mbremjen e sotme ne cdo aks te qytetit Fier, për të kontrolluar mjetet e dyshimta.
Aksioni është përqëndruar në Sheq, tek Parku por edhe në qendër të qytetit. Sipas burimeve aksioni i kontrollit zhvillohet ndaj persona ne kerkim, makinave luksoze dhe personave me precedent penal.
Kjo lëvizje vjen pas shumë ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin tonë së fundmi. Rikujtojmë se të të shtunën në mbrëmje, Erigers Mihasi dhe Armando Dumani u ekzekutuan në zonën e Astirit në një kohë kur lëvizja e qytetarëve ishte tepër e madhe në këtë zonën.