Sali Berisha: Në Pallatin e Sportit të Elbasanit, në kohën kur numëruesja jonë thërriste emrin e PD-së kur dilte votë e saj, një kriminel në sallë i drejtohet dhe thotë të shkurtoj gjuhën po përmende emrin e kësaj partie. Ajo nënshtrohet aty. Sepse në heshtje ishte bërë kompromis me krimin. Ai që bën kompromis me krimin meriton thundrrën e tij. Me krimin nuk ka kompromis me krimin. Do qëndrojmë fuqishëm si forcë e ligjit, forcë e parimit.

Pra ku ishte opozita. Meqë jemi në këtë pjesë dfo ju tregoj një gjë, sepse në një intervistë të tij ish-kryetari deklaroi se ai fitoi bashkinë e Tiranës se përjashtoi Berishën nga fushata. Kjo është e vërtetë aq sa është e vërtetë aq sa ai ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Do ju tregoj një pjesë tjetër të kësaj ndodhie. Përvecc mundimit që bënim në fushatë, ccdo natë kthehesha dhe ulesha me ish-kryetarin e partisë për ta udhëzuar për të nesërmene. Kjo nuk ka vlerë. Edi Rama doli me 10 vota para dhe mua më njoftojnë se në kutitë e votimeve janë gjetur vota të keqvendosura qëë nuk duhet të ishin hedhur në atë kuti por në tjetër. Këto quhen vota të vlefshme. Vota e hudhur gabim në kuti quhet e vlefshme. Këshilltari më thotë janë gjetur vota të tilla dhe janë të vlefshme dhe unë kërkoj të numërohen. Pjesa interesante. Të nesërmen kishim një këshilltar amerikan, njeri shumë i mirë. Më troket. ‘Mirmegjes Sir’, mirmgjes. Sir, më thotë atje te rruga e Elbasanit janë shumë të shqetësuar për këtë numërim. Unë i them, miku im unë po numëroj ccdo votë me përputhje të dy kodeve, të Amerikës dhe Europës. Unë në përputhje me këto dy kode po numëroj. Por nëse duan ata të amabsadës tuaj janë të ftuar të prekin ccdo votë. Votë kujt kurrë nuk i marr, por votë nuk i fal njeriu. Sir më thotë ai, unë po të flas edhe në emër të z.Basha që është dakord ta mbyllim këtë punë. I them Sir thuaji z.Basha nuk po e bëj për ty por për demokratët shqiptar. Kjo është historia e vërtetë me dëshmitar si fitoi ai me 80 vota dhe e vërteta është që nuk mori as votat e koalicionit. Pas kësaj fitorje nuk mori më asnjë fitore. Në vitin 2015, më erdhi këshilltari dhe më tha ky nuk është për të kandiduar. Mos u bëj merak i thashe se nuk do të kandidojë.