Je në mungesën e një fije burrërie. Të gjithë në tokë jemi mëkatarë. Por të paktën njëherë të kërkoje ndjesë si njeri në radhë të parë. Projektligji që u bë ligj, u përpoq të ndalonte lojërat e fatit. 24 orë para seancës parlamentare, dy deputetë paraqiten një numër amandementesh ndryshuan ligjin dhe lejuan zgjerimin masiv tëe lojërave të fatit në Shqipëri. Amendamentet e ulën distancën. E gjitha kjo u bë për atë që po ndodh kudo. Për t’ia marrë lojërat e fatit një grupi njerezish por një grupi tjeter. Nuk ka lidhje me ty. Ccne? Zero lidhje. Është faji i Esmeralda Shkjaut dhe Ervin busahtit që nuk janë këtu. Ata e bënë për vete. Ishte për të kapur industrinë e lojërave të fatit. Këto janë fakte të pandryshueshme. Ky është raporti i transperancy international. Manjola Bejleri e shkarkuar nga vetingu, na paska dënuar Ervin Salianjin se paska shpifur kundër teje. Qëllimi yt është të bësh atë që bëre të dielen. Është ky dhe vartësit e tij shkaktarët e një dëmi 120 milionë euro. Informacione që mbeten për tu verifikuar thonë se një fature 113 milionë euro do të dalin së shpejti për një tjetër media, ku ky dhe vartësit e tij bënin presion për censurimin e lajmit. Konfirmohet apo jo mbetet për t’u parë. 113 milionë euro të tjera për të dhe klubin e oligarkëve. Këto janë faktet dhe shifrat e Bbuxhetit.