Punonjësit e Bashkisë Fier kanë mbajtur një minutë heshtje para godinës në solidaritet për humbjen e jetës së 8 vjeçarit, Mateo Vasiu.

Ata kanë mbajtur në duar qirinj dhe i kanë vënë para derës së institucionit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ku 8 vjeçari u vra me lopatë nga 38 vjeçari Klodian Çalamani dhe më pas u gropos në oborr të shtëpisë, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Reagime të ashpra ka pasur dhe në rrjet ku qarkullojnë fotot e monstrës që i dha fund jetës së vogëlushit, ku njerëzit kërkojnë jo vetëm dënim me burg të përjetshëm por edhe varjen e tij.