Klodian Çalamani është marrë disa here në pyetje nga hetuesit përpara grupit hetimor, ndërkohë që referuar burimeve ai nuk ka thënë asnjë të dhënë mbi krimin e rëndë. “NDODHI”, kanë qenë fjalët e vetme të 38-vjeçarit përpara hetuesve. Ndërkohë Fax neës ka mësuar se në banesën e 38-vjeçarit përveç xhupit të gjetur të të miturit që çoi hetuesit në gjetjen edhe trupit të të miturit, ka gjetur edhe disa lodra. Nuk dihet nëse ato kanë qenë të mateos apo lodra që janë gjetur rastësisht në banesën e Çalamanit. Ndërkohë që në ditët në vijim pas qetësimit të situatës pritet që në pyetje të merren edhe familjarët e të voglit.
(E.H/Faxweb.al)