Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në provincën perëndimore të Kanadasë, British Kolumbia, pas përmbytjeve katastrofike që ka dëmtuar rrugët dhe linjat hekurudhore në rajon.
Deri më tani është shënuar një viktimë si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe 4 vetë janë të zhdukur. Forcat e Armatosura janë angazhuar për evakuimin e mijëra banorëve të bllokuar nga stuhia prej mesnatës të së dielës.
- Mediet britanike: Shqipëria do strehojë refugjatët që vijnë në Angli, ja sa është kosto për 1 refugjat
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, në Uashington përpara takimit me homologët e tij amerikanë dhe meksikanë, tha se shirat e dendur shkaktuan “përmbytje historike dhe të tmerrshme që kanë ndërprerë jetën dhe kanë marrë jetë njerëzish në të gjithë vendin”.
“Unë mund të konfirmoj se qindra anëtarë të Forcave të Armatosura Kanadeze janë drejtuar aktualisht në Kolumbinë Britanike për të ndihmuar me gjithçka, nga furnizimet deri te evakuimi dhe çfarëdo që nevojitet,” tha ai.
Banorët vendas në Abbotsford, shprehin shqetësimin e tyre pasi nga përmbytjet ekstreme pas reshjeve rekord në bregun e Paqësorit.
“Është vetëm përmbytja më e keqe që kam parë ndonjëherë,” shprehet një banor vendas Steve Gosselin. “Të gjithë janë shumë të shqetësuar këtu,” thotë një tjetër banor.
Moti ekstrem i kësaj jave vjen pasi British Columbia pësoi temperatura rekord të verës që vranë më shumë se 500 njerëz, si dhe zjarret që shkatërruan një qytet.
“Këto ngjarje po rriten me rregullsi për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu,” komentoi kryeministri i Kolumbisë Britanike, John Horgan, vetëm disa ditë pasi liderët botërorë u takuan në Glasgoë për konferencën e klimës COP26.