Tensionet e krijuara në gjykatën e Fierit për orë të tëra nga familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu që u vra barbarisht nga fqinji i tij kanë detyruar gjykatën të japë masën e sigurisë në mungesë për Klodian Çalamanin.

Për shkaqe sigurie, seanca është zhvilluar pa praninë e autorit.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja, Sonila Hoxha, e cila pranoi kërkesën e prokurorit Clirim Sino për caktimin e masës së arrestit në burg.

Vendimi do i komunikohet Çalamanit në ambjentet e policisë së Fierit nga një oficer policie.

Ai nuk u paraqit nga policia pasi forcat e rendit nuk merrnin përsiper garantimin e jetës në situatën e krijuar rreth gjykatës së Fierit.

mësohet se dhe vetë Çalamani nuk ka pranuar të paraqitet në gjykatë, duke lëshuar një autorizim për tu mbrojtur në seancë nga një avokat të caktuar nga shteti.

Në këtë mënyrë Policia dhe gjykata kanë shmangur një konfrontim fizik të forcave të policisë dhe personave që ishin mbledhur në gjykatë, që mund të sillte dëmtime fizike të pajustifikueshme nga të dyja anët.

Për orë të tëra familjarët të mbështetur edhe nga qytetarë të Fierit kërkuan dënim kapital, me varje, për autorin e vrasjes së djalit të tyre, duke e konsideruar të pamjaftueshëm burgun për të.

ora