Covid nuk kursen as njerëzit e bluzave të bardha, edhe ata që kanë bërë të mundur që shumë fëmijë sot të gëzojnë jetën.

Dr. Giuseppe Basso, onkematologu që simbolizon luftën kundër kancerit tek fëmijët, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid.

Mjeku 73-vjeçar rezultoi me Covid muajin e kaluar dhe u shtrua në spital në kujdesin intensiv pas ndërlikimeve nga virusi.

Me “kompetencë dhe vendosmëri”, Basso e kaloi tërë jetën e tij në shërbim të komunitetit dhe më të prekshmit:

“Sot, më shumë se 85% e fëmijëve që sëmuren nga kanceri – tha mjeku në 2018 – do të rriten, ata do të kenë një jetë normale, ata do të jenë në gjendje të kenë fëmijë dhe të kujtojnë se kanë pasur kancer, si një episod nga e kaluara”.

“Në Padova kemi bërë përpjekje organizative dhe financiare duke qenë në gjendje të kemi një qendër referimi për të gjithë Italinë dhe ne garantojmë atë që jemi ajka e diagnostikës botërore. Ne e kemi bërë Italinë të barabartë për të gjithë: çdo fëmijë që sëmuret do të ketë diagnozën në të njëjtën kohë dhe të njëjtën mundësi trajtimi, qoftë nga një qendër e madhe apo nga një zonë periferike e vendit tonë”, tha Basso.

Faxweb