Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një hajdut, i cili kishte kryer disa vjedhje në autobusët e linjave urbane në Tiranë. 41-vjeçari u arrestua nga efektivët e Komisariatit nr.1 pasi kishte vjedhur celularin e një vajze në një stacion autobusi.
Pas verifikimeve të kryera, policia zbuloi se personi në fjalë ka kryer të paktën edhe dy vjedhje të tjera të ngjashme në autobusë apo stacione. Të treja vjedhjet kanë ndodhur gjatë javës së fundit, ku shënjestrat e tij kanë qenë një zonjë dhe një djalë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit L. N., 41 vjeç, pasi në një stacion autobusi i ka vjedhur telefonin shtetases S. P., 20 vjeçe.
Gjithashtu nga veprimet hetimore, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:
– Më datë 13.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit D. B.;
– Më datë 17.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit I. Q.