Gjermania është përfshirë nga një valë e katërt e COVID-19 dhe Lande të ndryshme në vend kanë nisur të marrin masa paraprake, vendime këto që pritet të prekin edhe botën e futbollit. Situata është shqetësuese në Bavari ku së fundmi janë shtuar shumë numri i të prekurve duke detyruar autoritet lokale të marrin masa të reja. COVID-19 u kthye në shqetësim edhe për përfaqësuesen gjermane ku rastet e prekura nga virusi detyruan kombëtaren të futej në karantinë.

Si të mos mjaftojë ky fakt, shqetësuese është kthyer edhe sjellja e disa lojtarëve të cilët refuzojnë të vaksinohen, si në rastin e Joshua Kimmich i cili ka dalë publikisht kundër vaksinimit me detyrim. Së fundmi, në bazë të rregullave të reja të vendosura nga landi bavarez, lojtarët që nuk janë të vaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar më herët COVID-19 nuk do të lejohen të grumbullohen në hotel me ekipin. Ky është vetëm hapi i parë pasi parashikohen edhe të tjera masa. Kjo çështje pritet të marrë më shumë vëmendje në muajt në vijim, pasi organizatorët e Botërorit “Katar2022” kanë dalë në një njoftim zyrtar duke theksuar se lojtarët të cilët nuk janë të vaksinuar nuk do të lejohen të luajnë në Botëror.
(BalkanWeb)