Është depozituar në Kuvend marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për ripranimin e personave që po vuajnë dënimin në burgjet e dy shteteve apo janë të paligjshëm.
Pakti ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave dhe protokollit zbatues të marrëveshjes, është firmosur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministrja britanike, Priti Patel.
Dy ministrat Brendshem gjate firmosjes se paktit me 8 korrik 2021
Ajo është cilësuar nga mediat britanike si një arritje, pasi shqiptarët e dënuar për krime të ndryshme kanë mbushur burgjet dhe po kanë kosto të lartë të mbajtjes së tyre.
” Marrëveshja parashikon verifikimin dhe identifikimin e shtetasve, subjekt kthimi/ripranimi, duke komunikuar çdo informacion për ta, duke konsultuar bazën e të dhënave vetëm për qëllim të zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, thuhet në relacionin e siguruar nga Gazeta Shqip.
Sipas marrëveshjes, shpenzimet do të përballohen nga secila palë, në rast të deportimeve, të kalimit të të burgosurve nga njëri shtet në tjetrin.
“Ky projektligj ka për qëllim ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave dhe protokollit zbatues të marrëveshjes, ku janë parashikuar rregullat dhe parimet, në bazë të të cilave do të zbatohet bashkëpunimi, rastet e bashkëpunimit sipas kërkesës, por dhe rastet e bashkëpunimit pa kërkesë, si: ”
– Detyrimet e ripranimit të shtetasve të palëve , kushtet dhe procedurat;
– Detyrimet e ripranimit të shtetasve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi, kushtet dhe procedurat;
– Mënyra e aplikimit për ripranim;
– Mënyrat e vërtetimit të shtetësisë për shtetasit e palëve, për shtetasit e vendeve të treta dhe personat pa shtetësi;
– Afatet kohore për rastet e kërkesave të ripranimit;
– Procedura, mënyra e transferimit dhe mjetet e transportit; – Veprimet për rastet e ripranimeve të gabuara;
– Procedurat e transitit për realizimin e ripranimit;
– Kostot, kostot e transportit dhe të transitit;
– Mbrojtja e të dhënave personale si dhe klauzola e mos ndikimit;
– Zbatimi, që do të realizohet duke organizuar takime të ekspertëve të palëve”.
Deri më tani, më shumë se 1 mijë kriminelë të huaj janë deportuar nga Britania e Madhe. Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet e britanike, gjithsej 16% të shkelësve të ligjit.
Detyrimet e palëve
– Detyrimet e ripranimit të shtetasve të palëve , kushtet dhe procedurat;
– Detyrimet e ripranimit të shtetasve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi, kushtet dhe procedurat;
– Mënyra e aplikimit për ripranim;
– Mënyrat e vërtetimit të shtetësisë për shtetasit e palëve, për shtetasit e vendeve të treta dhe personat pa shtetësi;
– Afatet kohore për rastet e kërkesave të ripranimit;
– Procedura, mënyra e transferimit dhe mjetet e transportit;
– Veprimet për rastet e ripranimeve të gabuara;
– Procedurat e transitit për realizimin e ripranimit;
– Kostot, kostot e transportit dhe të transitit;
– Mbrojtja e të dhënave personale si dhe klauzola e mos ndikimit;
– Zbatimi, që do të realizohet duke organizuar takime të ekspertëve të palëve