Ditën e djeshme në 13-vjeçar humbi jetën pasi ishte vetëvarur me spango në qafë në dhomën e tij në Golem të Lushnjes. Ai u gjet i pajetë nga prindërit. Dyshohet se i mituri ka humbur jetën duke bërë video për ta hedhur në rrjet social Tik Tok.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka ngritur alarmin.
Këtë shqetësim Ministrja Kushi e kishte ngritur edhe më parë disa herë, ku më e fundit ishte para disa ditësh në aktivitetin e prezantimit të projektit “Shkollat për Shëndetin”, ku vuri në dukje përgjegjësinë e shkollës dhe familjes në këtë aspekt, si dhe theksoi nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.