Nëse Edi Rama vret shpresën ccdo ditë, Lulzim Basha është bërë varrmihësi i saj. Jo se nuk e besojnë demokratët, sepse ata e kanë mbështetur 1000 mijë herë, por ai nuk ishtë në lartësinë e duhur. Të gjitha këto kanë pasur ccmim të shtrenjtë. Edi Rama, kryeministri më i zi i Shqipërisë pas Enver Hoxhës merr mandatin e tretë. Pse po ndodh kjo me ne? Vota. Unë i ftoj socialistët të shtrojnë një pyetje, kur ka votuar PS për herë të fundit? PS për herë të fundit ka votuar në vitin  2009. Si ka votuar? Që të mos votojnë për kryetarin që humbet zgjedhjet. I drejtohem të gjithë atyre që kanë ndërgjegje shoqerore, nga viti 2009 e deri më sot nuk ka njohur votë. Gdhihet ministri apo ministresha në mëngjes dhe Edi Rama i thotë je emëruar ministër. Ky që zhduku votën në parti, zhduku votën në shoqeri. Në 2017 ky dhunoi masivisht, por shumë herë më tepër në vitin 2021. Lulzim Basha ke borxhe të jashtezakonshme demokratëve të Shqipërisë. Procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së që organizoi Basha ishte kryekëput i manipuluar. Vetëm partitë komuniste dhe ekstreme mund të veprojnë në këtë mënyrë,. Kryesia nuk emërohet por zgjidhet me votë të fshehtë. I them anëtarëve të Kryesisë që jeni të rinj, por duhet të ndryshoni qëndrimin tuaj. E rëndësishme është të korrigjojnë gabimin. Nuk jeni të zgjedhur konfront statusit, por të emëruar. Sa më shpejt jepni dorëheqjen dhe bashkohuni me Kuvendin rithemelues të PD-së. Qëllimi ynë është të bashkohemi. I deklaroj këtu Sekretarit të Përgjithshëm, nënlkryetarëve të PD-së dhe anëtarëve të tjerë që të japin menjëherë dhe të mos qëndrojnë si skllevër të pengBashës, pasi do bëjnë gabim të rëndë për veten e tyre.