Në konferencën e përbashkët me Kurtin, kryeministri Rama i pyetur se a është pro Shqipërisë së Madhe, u përgjigj duke thënë se është një referendum që nuk dihet se kur do të ndodhë por që gjithsesi ka përgjigjie pozitive për të.

Rama iu kthye gazetarit duke i thënë a është pyetje apo provokim e duke shtuar më tej se meqë fallxhorët nuk gjykohen dhe duke përdorur imagjinatën beson se diçka e tillë do të ndodhë.

Kujtojme se kryeministri i Kosovës Albin Kurti së njëjtës pyetje i është përgjigjur pa asnjë devijim duke thënë se do e dëshironte një referendum për arritjen e atij qëllimi historik.

Pjesë nga konferenca:

Gazetari: Nëse do bëhej referendum popullor për ‘Shqipërinë e Madhe’ si do të ishte vota juaj?

Rama:A është pyetje apo provokacia?

Nëse më pyesni për një referendum paqësor për bashkimin Shqiperi-Kosovë unë do bëja shkelje të ligjit. Nëse më pyesni a ndodh apo jo, nuk di kur dhe si. Por një ditë do të ndodhë, ata që dalin e bërtasin Shqipëri e Madhe, Ballkani do te digjet e te tjera u them se fallxhorët nuk ndëshkohen.

Nëse unë do hidhja fall, unë them që do ndodhë, po e hedh me imagjinatë jo me filxhan.