Vdekja tragjike e një 3-vjeçareje në Mersin të Turqisë ka tronditur të gjithë vendin pas zbulimeve që bënë hetimet e mëpasshme. Vogëlushja u gjet e vdekur në një pyll pranë çadrës ku jetonte familja dhe menjëherë policia shoqëroi të afërmit e saj, babain, nënën dhe gjyshin.
3-vjeçarja u varros një ditë pas gjetjes së trupit, por ekspertët kriminalistë zbuluan shenja pështype në qafën e saj dhe pas analizave zbuluan se ajo i përkiste gjyshit. Pas marrjes së tij në pyetje ai tha se e kishte puthur mbesën, por policia dyshoi se bëhej fjalë për një abuzim seksual.
Ndërkohë, kur morën në pyetje nënën e vajzës, ajo deklaroi para policëve se 3-vjeçarja dhe vajza tjetër më e madhe nuk ishin fëmijë të burrit, por të vjehrrit.
“Ai më ka përdhunuar kur ishte burri në ushtri. Nuk kam treguar sepse kishim frikë”, është shprehur ajo para oficerëve të policisë sipas “Hurriyet”.
Policia tashmë dyshon se vdekja e vajzës ka ndodhur për shkak të kësaj marrëdhënieje problematike në familjen e tyre, ku ai që presupozohej se ishte gjyshi, në fakt është babai biologjik i 3-vjeçares dhe që dyshohet se ka abuzuar edhe me të miturën. /abcnews.al